ARKATANA

MTI-ja ‘fsheh’ të dhënat për investimet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Me gjasë, investitorët e kanë harruar fare Kosovën.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike dhe deputetëve opozitarë, jostabiliteti ekonomik dhe veçanërisht ai politik i 18 muajve të fundit, që nga zgjedhjet nacionale, ka bërë që investitorët ndërkombëtarë të mos e shohin Kosovën vend joshës për investime

Që nga pavarësia e deri më sot, asnjëra nga qeveritë e Kosovës, përfshirë edhe Qeverinë aktuale të Isa Mustafës, nuk po arrijnë që të krijojnë një ambient të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve direkte ndërkombëtare. Ndërkaq, janë drejtuesit e MTI-së që po i mbajnë sekrete të dhënat se a pati investitorë të huaj në fillimvitin 2016, gjë që lë vend për dyshime se edhe nuk ka pasur asnjë investitor të huaj.

Mobi Casa

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike dhe deputetëve opozitarë, jostabiliteti ekonomik dhe veçanërisht ai politik i 18 muajve të fundit, që nga zgjedhjet nacionale, ka bërë që investitorët ndërkombëtarë të mos e shohin Kosovën vend atraktiv për investime.

Sipas tyre, janë krimi dhe korrupsioni që kanë larguar investitorët e huaj nga Kosova. Se viteve të fundit investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rënie të mëdha e tregojnë edhe të dhënat e Bankës Qendrore. Derisa në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Besnik Kada, tregon se në vitin 2014, bilanci i investimeve direkte në Kosovë ka qenë 46 për qind më i ulët se në vitin 2013./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.