MTI: Cilësia dhe siguria e produkteve qëllim kryesorë

Infrastruktura e cilësisë, është bazë për zhvillimin e sektorit privat. Cilësia dhe siguria e produkteve, duhet të jetë objektiv dhe qëllim, i qeverisë qendrore po ashtu dhe asaj lokale, u tha në një takim informativ lidhur me vetëdijesimin mbi rolin e Infrastrukturës së Cilësisë në zhvillimin ekonomik.
MTI i ka dhënë rëndësi rregullimit të infrastrukturës ligjore, duke pasur parasysh se infrastruktura e cilësisë është bazë e domosdoshme dhe për zhvillimin e teknologjisë, prodhimit, shërbimeve dhe tregtisë, tha me këtë rast Besim Zeqiri, zyrtar i ministrisë në fjalë, transmeton rtk.
“Infrastruktura e cilësisë është bazë e domosdoshme edhe për zhvillimin e teknologjisë, prodhimit, shërbimeve dhe të tregtisë. Cilësia dhe siguria e produkteve që prodhohen anembanë Kosovës janë objektiv I qeverisë së Republikës së Kosovës.”
Ndërkaq, kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ata po punojnë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
“Kemi më shumë e më shumë kërkesa për mbrojtjen e vet qytetarëve nga tregu, për shkak se ka mungesë të garancioneve për gjërat të cilat ofrohen. Në përgjithësi mendoj se këtu duhet të ketë bashkëpunim shumë më të ngushtë me MTI-në, kurse ne si komunë jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë, por jo vetëm, njëherit edhe të luajmë një rol kyç për të gjitha ato pjesë që janë në kompetencë të Komunës.”
Ndryshe, në takim po ashtu u tha se ngritja e infrastrukturës së cilësisë, ndikon në zhvillimin e kapaciteteve të bizneseve në vend, në ngritjen e cilësisë së prodhimeve dhe shërbimeve që ofrohen.