FIDANISHTJA

MSH-ja thërret për vaksinim me dozën përforcuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Nëpërmjet një njoftimi, kjo ministri ka apeluar qytetarët për marrjen e kësaj vaksine, duke thënë se do të kenë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e virusit.

MSH-ja bën të ditur se ata që janë të interesuar për ta marrë këtë vaksinë, duhet të kenë kaluar së paku tre muaj kohë që nga vaksinimi me dozën e dytë.

UBT

“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, kjo ministri njoftoi se shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicron, si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.