Hidromorava

MSH: Dozë të tretë do të marrin personat që nuk kanë krijuar imunizim as pas dy vaksinave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus derisa nuk është shënuar asnjë viktimë. Mesditën e së martës në sallën 1 Tetori, nuk kishte interesim për tu vaksinuar përderisa nga Ministria e Shëndetësisë thonë se shumë shpejt do të merret vendimi për dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Sipas MSH’së dozë përforcuese do të marrin personat që janë vaksinuar plotësisht me dy doza por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti ka ardhur duke rënë kurse dozën e tretë të vaksinës anti-covid do ta marrin ata persona tek të cilët dy dozat fillestare nuk kanë krijuar imunitet të mjaftueshëm.

Mobi Casa

“Me dozë përforcuese apo dhe me dozë të tretë, varësisht se për cilën bëhet fjalë, vaksinohen të moshuarit, personat me imunitet të dobët, profesionistët shëndetësorë, por nuk përjashtohen as kategori të tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH’së për RTK-në.

Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu kanë bërë të ditur se edhe për dozën e tretë në vendin tonë do të aplikohen vaksina të cilat janë duke u administruar, pra Pfizer dhe Astra Zeneca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.