FIDANISHTJA

MSA shtyn aplikimin në Këshillin e Evropës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, me të marrë postin e shefit të diplomacisë, premtoi se Kosova shumë shpejt do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE), megjithatë kjo ende nuk është bërë. Ministria e Punëve të Jashtme këtë fakt e arsyeton me pritjen për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian, dhe se pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje, Kosova do të aplikojë për anëtarësim në KE.

Megjithatë, sipas anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, ky arsyetim nuk qëndron pasi këto dy procese nuk kanë kurrfarë ndërlidhje. Ata thonë se aktualisht Kosova i ka të sigurta votat e nevojshme për anëtarësim në KE, ndërsa, sipas tyre, nëse aplikim vonohet edhe më tutje, mund të ndryshojë qëndrimi i disa prej anëtarëve të kësaj organizate.

Mobi Casa

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë për gazetën “Zëri” se aplikimi në Këshillin e Evropës bëhet me konsultim të plotë me shtetet anëtare të KE-së prej të cilave, Selimi ka thënë se presin pastaj ndihmë në lobim. Ai më tej ka thënë se miqtë e Kosovës, u kanë sugjeruar që të mos aplikojnë për anëtarësim në KE para se të nënshkruhet MSA-ja./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.