FITORJA

MSA, Kosova synon të mbrojë tregun e saj

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Bisedimet mes Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit pritet të përfundojnë deri në fund të muajit mars. Kështu thotë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj. Duke iu referuar çështjeve tregtare, Nikaj thekson se bisedimet për produktet industriale kanë përfunduar dhe tashmë janë duke diskutuar për ato bujqësore, ku Kosova synon të mbrojë tregun e saj.

Autoritetet kosovare janë në prag të përfundimit të bisedimeve me Komision Evropian për çështjet tregtare të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, tha për Radio Kosovën se bisedimet për produktet industriale kanë përfunduar tashmë, ku kanë bërë kategorizimin e produkteve në tri lista, listën e liberalizimit të menjëhershëm, liberalizimit të shpejtë dhe atë të liberalizimit të ngadalshëm. Kurse tani janë në një fazë tjetër tonë ministri Nikaj, raporton RTK.

“Jemi në fazën e negociatave të produkteve bujqësore ku ne si Kosovë kemi konsideruar që kemi një nevojë më të madhe që ta mbrojmë tregun vendor, për shkak të përparësisë konkurruese në këtë drejtim dhe potencialit për zhvillim ekonomik që përmban sektori bujqësor për ekonominë tonë”, tha ai.

Nikaj thotë se e kanë përmbyllur edhe kapitullin e pestë të kësaj marrëveshje për lëvizjen e lirë të mallrave, ku janë paraparë të gjitha kriteret që kanë të bëjnë me pronësinë e kompanive dhe individëve nga Bashkimi Evropian mbi tokën dhe pasuritë e paluajtshme.

UBT

“Unë besoj që deri në fund të muajit mars ne do ta përfundojmë negocimin e çështjeve teknike për MSA dhe pastaj do të mbetet edhe çështja politike e nënshkrimit dhe aprovimit të MSA-së”, theksoi ai.

Autoritetet vendore kanë kërkuar një periudhë transitore prej 10 vjetësh, deri në liberalizimin e plotë të tregut, por Komisioni Evropian e ka miratuar periudhën prej 5 vjetësh, tha Nikaj.

“Ne kemi kërkuar përveç 10 vjetëve, një kategori e veçantë të produkteve të cilat përjashtohen plotësisht prej liberalizimit deri në fund të vitit të 10, e që ka pasur të bëjë me rreth 200 produkte që janë me përparësi konkurruese në sektorin e bujqësisë”, theksoi Nikaj.

Ndryshe, negociatat me Komisionin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit kanë filluar në tetor të vitit të kaluar. Ndërkohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e të enjtes mbështetën Planin e veprimit për negocimin e kësaj marrëveshjeje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.