Fundamenti

MSA-ja mund të pezullohet nëse nuk zbatohen marrëveshjet me Serbinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nëpërmjet ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), Kosova zotohet të zbatojë të gjitha marrëveshjet që i ka firmosur deri tash me Serbinë dhe të negociojë me këtë shtet të gjitha çështjet kontestuese.

Tërheqja nga secila marrëveshje ka për pasojë pezullimin e MSA-së nga ana e Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Këto aspekte trajtohen që në krye të këtij dokumenti 550-faqesh, i firmosur këtë javë në Strasbourg midis autoriteteve kosovare dhe atyre të BE-së.

Fundamenti

Projektligji për ratifikimin e MSA-së është aprovuar të premten në mbledhjen e Qeverisë dhe është proceduar për votim në Kuvend. Kuvendi, ndërkaq, e ka vënë në agjendë votimi për të hënën, për kur ka thirrur seancë plenare.

Në nenin 5 të MSA-së theksohet se Kosova zotohet të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimin efektiv me misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa janë në fuqi, siç përcaktohet më tej në nenin 13.

http://koha.net/?id=27&l=82103