Mobi Casa

MSA-ja, hapi i parë drejt integrimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE) vlerësohet si mundësi e mirë për prodhuesit kosovarë për t’i plasuar produktet e tyre në tregun evropian pa asnjë tarifë doganore. Kjo barrierë tregtare me BE-në pritet të hiqet pas muajit qershor, kur Kosova dhe BE-ja e finalizojnë MSA-në, e cila të enjten është miratuar nga Komisioni Evropian.

KE-ja ka miratuar MSA-në me Kosovën dhe ka kërkuar nga Këshilli i Ministrave të BE-së miratimin e marrëveshjes, në mënyrë që shtetet anëtare të pajtohen për nënshkrimin e saj e që më pas në emër të tyre, këtë marrëveshje ta nënshkruajë përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

ARKATANA

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, ka thënë për “Zërin” se nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociimit do të mundësojë krijimin e një baze kontraktuale të fortë për bashkëpunim dhe përafrim të mëtutjeshëm mes BE-së dhe Kosovës. Ai më tej ka folur për përfitimet që ka Kosova nga nënshkrimi i MSA-së./zeri/