United Hospital

Mrika Krasniqi Shala: Krijimi i Fondit Komunal për Garanci dhe Subvencionim të Interesit – mbështetje e drejtpërdrejtë për zhvillimin ekonomik lokal

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Mrika Krasniqi Shala, ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin në ardhje, Riad Rashiti, do të angazhohen për krijimin e Fondit Komunal për Garanci dhe Subvencionim të Interesit, si një prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të komunës.

Sipas saj, ky fond do të ndihmojë në përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, në lehtësimin e qasjes në kredi, si dhe në subvencionimin e interesit për investime të reja.

Fundamenti

“Qëllimi ynë është të krijojmë kushte që të rinjtë, gratë dhe bizneset lokale të mos përballen me pengesa financiare. Komuna duhet të jetë partnere aktive në zhvillim, jo vetëm administratë që vëzhgon”, thekson Krasniqi Shala. Ajo shton se ky fond do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e punësimit, zhvillimin e inovacionit dhe forcimin e ekonomisë lokale, duke e bërë Gjilanin një model të qeverisjes zhvillimore.
“Bashkë me Riad Rashitin, do të punojmë për një Gjilan që investon në njerëz, ide dhe zhvillim të qëndrueshëm,” përfundon Krasniqi Shala.

PDK 191 #Gjilan

MrikaKrasniqiShala

Nr6 #RiadRashiti

ZhvillimLokal #FondiKomunal

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.