FIDANISHTJA

Mrekullia e Nëntorit (Në 104-vjetorin e mëvetësisë së Shqipërisë)

/ 1 minutë lexim
HW

Poezi nga Beqir Buzuku.

Në Arbëri 50 dekada s’pati pranverë as verë…
Kohë mjegulle, acari e duhie aty qe përherë.
***
Në TV dhe në Facebook bredh me mendjesy
Kujtesa shpesh më kthen te koha e brymtë
Për të rikujtuar pozitën e paraardhsve
Të derxhur pesë shekuj në ambient të zymtë.
Në fillim rrugës së gjatë nuk i dukej fundi
Thonë: “Njeriu është më i fortë se guri”
Rruga e jetës dhuron përvojë e shkathtësi
Për t’iu shmangur mbështetjes për muri…
Një ditë e urryera mjegull filloi të davaritej
Koha e amullisë u shporr në pakthim
Pritej ardhja e stinës së adhuruar
Atdheut të shqipeve për t’i falur shkëlqim.
Më 28 Nëntor, moti 1912, ndodhi mrekullia
Buzëqeshjet e gëzimit vërshuan në Vlorë
Magjepse qe valvitja e flamurit Kuq e Zi
Mëvetësinë e shtetit vulosi plaku mjekërborë.*
Plaku mjekërborë* i merituari Ismail Qemali, ideator dhe realizator
i mëvetësisë së shtetit të Shqipërisë.

Uji Dea

Gjilan, 25.11.2016
Beqir Buzuku

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.