United Hospital

Mrekullia “6%” e Kurtit – Grimi statistikor i një ekonomie të stagnuar

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Teksa Kosova i afrohet zgjedhjeve të dyta nacionale brenda një viti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje po rikthen në qarkullim narracionin e janarit, duke u përpjekur t’ia shesë opinionit një histori të “zhvillimit të madh ekonomik” gjatë qeverisjes së tij, pavarësisht krizave globale. Prapa pretendimeve të Kurtit qëndron shifra magjike që ai e përsërit në vazhdimësi: “6 për qind rritje ekonomike”.

Mesataren katërvjeçarem ish-kreu i qeverisë po vazhdon ta përdor si ombrellë propagandistike për të mbuluar performancën dukshëm më të dobët të ekonomisë kosovare pas vitit 2021, kur e mori qeverinë me Bruto Produktin Vendor në një nivel tashmë historikisht të lartë në tremujorin e parë.

“Krizë ekonomike e financiare në vendin tonë nuk ka”, ishte fjalia me të cilën Kurti nisi fjalimin për të marrë besimin e delegatëve të Vetëvendosjes si kandidat për kryeministër. Qysh aty, ai vendosi kornizën: pavarësisht pandemisë, krizës energjetike dhe tensioneve politike, sipas tij Kosova paska pasur një performancë “mbresëlënëse” ekonomike. Për ta mbështetur këtë pretendim, ai nxjerr mesataren 6 për qind, një numër që e jep si provë të padiskutueshme të “progresit” gjatë mandatit të tij katërvjeçar – një mesatare artificialisht e fryrë nga viti i vetëm 2021, që shërben për të kamufluar ngadalësimin e mëvonshëm.

“Ne kemi arritur rritje ekonomike përkundër krizave… tri krizave: pandemisë Covid-19, krizës energjetike për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe krizës në veri të Kosovës për shkak të agresionit të Serbisë, por në të njëjtën kohë kemi rritur ekonominë – 6 për qind të Bruto Produktit Vendor, mesatarisht, asnjëherë pa rënë nën 4 për qind”, deklaroi Kurti. Por, përtej retorikës, kjo mënyrë e paraqitjes së shifrave nuk është as neutrale, as e pafajshme: shpërfaq qartazi një selektim të periudhave mesatares për të fshehur faktin se rimëkëmbja fillestare e vitit 2021 nuk është shndërruar në një trajektore të qëndrueshme zhvillimi.

Të dhënat e Vjetarit Statistikor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës na tregojnë një histori krejt tjetër nga pretendimet e zotit Kurti. Periudha para pandemisë karakterizohej nga rritje relativisht e qëndrueshme, ndërsa në një sërë vitesh – veçanërisht midis 2009 dhe 2019 – normat e rritjes jo që ishin të krahasueshme, por në shume prej këtyre viteve, normat e rritjes reale ishin më të larta sesa në vitet 2022, 2023 dhe 2024. Me fjalë të tjera, ritmi i rritjes ekonomike të Kosovës gjatë viteve të fundit, në shumicën e rasteve, nuk ka tejkaluar “normalitetin” para-pandemik, por shpesh ka mbetur poshtë tij.

Norma e Rritjes Reale Ekonomike – Kosova, 2021–2024

2021 10.7

FIDANISHTJA

2022 4.3

2023 4.1

2024 4.4

Burimi: Agjencia e Statistikave të KosovësNë këtë kontekst, nëse përjashtohet viti 2021 – vit i bumit ekonomik pas rënies pandemike, kur qeveria Kurti e gjeti Bruto Produktin Vendor tashmë në një trajektore të lartë – tabloja pasuese është dukshme më e zbehtë. Vitet 2022, 2023 dhe 2024 shënojnë performancë më të dobët se shumica e viteve 2009–2019, me rritje që rrotullohet pak mbi 4 për qind.Sipas të dhënave, ndonëse Kosova përjetoi një kërcim të fortë teknik në 2021 (+10.7%) si efekt rikthimi nga rënia e 2020-s, ngadalësimi në 2022 dhe 2023 bëri që ekonomia të mbetet nën “vijën e trendit” që kishte ndjekur para pandemisë, ku rritja mesatare sillej rreth 4–4.5 për qind në vit.Për më tepër, raporti i fundit i Bankës Botërore,“Punësimi dhe Mirëqenia – Përditësimi Ekonomik i ECA (Vjeshta 2025)” parashikon se Kosova do të ketë vetëm 3.8% rritje ekonomike në vitin 2025. Pra, poshtë 4 përqindëshit. Nëse rezulton e tillë, kjo do të ishta performanca më e dobët e Kosovës në tri vitet e fundit, në të cilat poashtu Kosova pati rritje tejet modeste krahasuar me disa nga vitet paraprake.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, raportit të të cilit Kurti dhe Murati i referohen si “dëshmit e suksesit të qeverisë”, parashikon vetëm 3.9 %, sërish nën pragun që Kurti e ka kthyer në slogan. Projeksionet më të fundit të institucioneve ndërkombëtare parashikojnë një rritje të BPV-së prej vetëm rreth 3.8–3.9% në periudhën 2025–2027 për Kosovën. Numra të tillë shënojnë disa nga projeksionet më të këqija për Kosovën ndër vite.

Viti 2016 2017 2018 2019 2020 2021 2022 2023 2024 2025* 2026* 2030*

Kosova — rritja reale e PBB-së (%) 4.8 4.8 3.4 4.8 -5.3 10.7 4.3 4.1 4.6 3.9 4.0 3.9/Nacionale

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.