UBT

“Mr.Bean” kërkon të drejtën për të sharë dhe fyer

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Londër – Komiku britanik, Rowan Atkinson, ka nisur një fushatë për të ndryshuar ligjin që ndalon “fjalët apo sjelljet fyese “.

Ylli i serive komike, “Black Adder” dhe “Mr. Bean” beson se kjo është një përpjekje që të imponohet kultura e censurës, e cila rezultoi në arrestimin e një kritikuesi të sajentologjisë, madje edhe të një studenti i cili ka bërë shaka.

Eco Higjiena

Ai e karakterizoi ligjin e ri si një “tolerancë të re” duke shtuar se kjo është një përpjekje për të vrarë fjalën e lirë dhe për të protestuar.

“Problemi në përcaktimin e fyerjes është se shumë gjëra mund të karakterizohen kështu. Kritika, tallja, sarkazma, dhënia e pikëpamjeve alternative, të gjithë këto mund të interpretohen si një fyerje,” tha aktori.