ARKATANA

Mposhtini viruset me ndihmën e këtyre produkteve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

As vetë ne nganjëherë nuk jemi të vetëdijshëm se sa përbërje shëruese kanë ushqimet që na rrethojnë.

Pikërisht ato mund të na ndihmojnë në luftimin e simptomave të viruseve.

Edhe pse shumica janë të furnizuar me medikamente dhe preparate tjera farmaceutike, kurimi i këtyre dukurive mund të bëhet në mënyra shumë më të shëndetshme, respektivisht në mënyrë natyrale.

Pra ne shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se ushqime të ndryshme që i kemi pranë mund të ndihmojnë shumë në luftimin e virozëve të ndryshëm, shkruan “Zëri”.

Pikërisht ata mund të ndihmojnë në luftimin e virozëve siç janë teshtitja, rrjedhja e hundës, kolli dhe temperatura e lartë.

Uji Dea

Forcojeni sistemin tuaj imun me preparate nga hudhra, xhenxhefili, çajet shërues dhe pijen nga mjalti dhe limoni.

– Hudhra: Hudhra është një antibiotik natyral dhe nëse jeni të sëmurë shtypni dy thelpinj të hudhrës dhe i gëlltitni me pakëz ujë. Shumë shpejt do të vëreni përmirësime në shëndetin tuaj.

– Limoni dhe mjalti: Shtrydheni një limon dhe i shtoni një lugë mjaltë dhe pastaj hidheni në një gotë me ujë të nxehtë, i shtoni pakëz kanellë dhe e pini. Përveçqë është një pije e shijshme, ky kombinim e forcon imunitetin dhe mbron nga viruset dhe bakteret.

– Uthull molle: Një lugë të uthullës së mollës e hidhni në një gotë me ujë dhe me këtë ju do ta lehtësoni ndezjen e fytit.

– Shurupi: Shurupi nga mjalti, limoni dhe xhenxhefili është një armë e shkëlqyeshme natyrale kundër ftohjes dhe gripit. Mjalti është një antioksidues natyral, limoni një antiseptik, ndërsa xhenxhefili me përbërjet e tij kundër inflamacioneve dhe si një antivirus përmirëson punën e organeve respiratore. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.