Mposhteni lodhjen pranverore

Disi gjatë stinës së pranverës, kur natyra zgjohet, ne biem. Duam gjithçka dhe gjithkund, por gjithmonë na përcjell ajo ndjenja e lodhjes, kemi gjumë, nuk kemi vullnet dhe jemi të plogësht. Derisa disa thonë se ky është mit, mjekët theksojnë se është e vërtetë.
Lodhja pranverore nuk është gënjeshtër dhe paraqet faze fiziologjike në procesin e adaptimit të organizmit në kushtet e reja meteorologjike. Së paku dy javë, e deri në një muaj, zgjat kjo përshtatje. Sipas ekspertëve, raporton Gazeta Kosova Sot
kjo ndodh sepse jemi të lodhur nga viruset, nuk jemi mësuar ende me rrezet e forta të diellit, e dimrit jemi më pasiv. Këshillat nga ekspertët austriakë janë që sa më shumë të rrimë në ambient të hapur, në dritën e ditës. Shëtitja, ngasja e biçikletës – të gjitha janë të mirëseardhura. Hapja e dritareve është e domosdoshme, sepse truri ka nevojë për oksigjen.
Se sa shpejt do të shërohemi nga kjo lodhje varet edhe prej ushqimit, ku duhet përfshirë sa më shumë pemë dhe perime me shumë vitamina dhe minerale. Judit Blahfelner, nutriciste në universitetin në Vjenë thotë që të mos presim në domatet dhe trangujt, por të mbushim nevojat me lakër, karota, lakër jeshile. Edhe gjumi luan rolin e vet, kështu që në shtrat, një orë para mesnatës.