UBT

Mposhteni gripin për 24 orë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ftohjet dhe viruset në këtë periudhë kohore janë gjithnjë e më të shpeshta dhe askush nuk e ka luksin që dhimbjet t’i bart në plan të dytë. Ekzistojnë disa mënyra efikase që simptomat e gripit të zbuten apo edhe të mposhten për 24 orë.

Gjumi dhuron jetë – në “muajt me viruse” flini sa më gjatë, sepse imuniteti do të jetë më i fortë. Më së paku tetë orë në vazhdimësi dhe më gjatë janë më se të nevojshëm. Në mbrëmje shtrihuni më herët dhe ngrihuni më të freskët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kafjalli i detyrueshëm – shujta e parë është e rëndësishme dhe duhet të jetë e shëndetshme. Drithëra, mjaltë, prodhime të qumështit, pemë dhe perime ju dhurojnë forcë dhe mbrojnë organizmin.

Inhalimi – simptomat e para të gripit janë hunda e bllokuar apo rrjedhjet prej saj, kështu që menjëherë bëni një inhalim. Thithni avullin nga çaji i mentës, kamomilit apo borzilokut.

ARKATANA

Dilni në ajër – shëtitjet e shkurta në ajër të pastër, pranë lumenjve, ju ndihmojnë të freskoheni dhe relaksoheni.

Çajet dhe vitaminat – në vend të kafesë së tretë dhe të katërt, pini çaj nga kamomili, por mund të merrni edhe tableta me vitamina C.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.