GRANDEMALL

Mposhteni aneminë duke konsumuar këto ushqime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

A e keni ditur se vezët jo vetëm se përmirësojnë simptomat e anemisë, por forcojnë edhe flokun dhe thonjtë? Në vijim ju sjellim edhe disa ushqime nga kuzhina juaj, që ju ndihmojnë ta luftoni aneminë në mënyrë natyrale.

SPINAQI

Me pak kalori dhe me shumë nutriente esenciale, spinaqi meriton vendin e lartë si ushqimi që e lufton aneminë. Përmban vitamina A dhe ato të kompleksit B, të domosdoshëm për ta forcuar sistemin imun. Përmbajtja me hekur, zink dhe kalcium inkurajojnë prodhimin e hemoglobinës.

TËRSHËRA

Përpos se është e pasur me hekur, tërshëra po ashtu përmban vitamina dhe antioksidues që janë kyç në trajtimin e kësaj gjendje. Sasia e lartë e nutrienteve në tërësorë ndihmojnë oksigjenin dhe nutrientet të kalojnë më mirë nëpër trup për të parandaluar problemet mendore dhe fizike.

VEZËT

Konsumimi i rregullt i vezëve është shprehi e mirë për ta furnizuar trupin me energji. Përmbajnë aminoacidet esenciale dhe mineralet që punojnë së bashku për të prodhuar hemoglobinën dhe antitrupat. Përfshini vezët në menynë tuaj, preferohet në kafjall, dhe luftojeni aneminë.

FITORJA

LENTET

Lentet janë një nga bishtajat më të mira për secilin që vuan nga anemia. Përmbajtja e tyre me hekur ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe përmirëson problemet me qarkullimin e gjakut po ashtu. Përmbajnë proteina dhe antioksidues që mbrojnë qelizat nga dëmtimet.

MËLÇIA

Tretmani i personave që vuajnë nga anemia shpeshherë përfshin edhe ushqimin me mëlçi gjedhi. Ky lloj i mishit është burim i madh dhe i fortë i hekurit, i cili lehtë absorbohet dhe është një nga përgjigjet më të forta për aneminë. Ta konsumoni këtë lloj mishi së paku dy herë në javë.

SHEGA

Përderisa shega nuk përmban sasi të madhe me hekur, nëse i shtoni në ushqimin tuaj ju ndihmon me simptomat e anemisë. Përmbajnë fibra, kalium dhe mineralet e tjera esenciale, duke përmirësuar kështu qarkullimin e oksigjenit nëpër trup. Nëse i konsumoni, prodhimin e hemoglobinës e mbajnë në nivel.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.