Mobi Casa

MPJ shpenzon 50 mijë euro për mobile

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nuk po kursen kur është në pyetje ambienti ku punon ai dhe stafi i tij. Këtë javë, MPJ ka ndarë hiq më pak se 50 mijë euro për furnizim me mobile për zyra në dy pjesë të ndara. Për loton e parë MPJ ka përzgjedhur kompaninë “Lesna Ing Af” për furnizim me mobile në vlerë prej 28 mijë e723, përderisa për loton e dytë do të shpenzojë 20 mijë e 925 euro “Mobelland”.

Kjo nuk është hera e parë këtë vit që MPJ investon para të majme për mobilimin e zyrave. Kjo ministri para dy muajsh kishte shpenzuar edhe 9,409 euro për të njëjtën arsye. E të gjitha këto shpenzime MPJ i ka arsyetuar me kushtet e vështira, që sipas tyre, kanë pasur stafi i saj në mungesë të enterierit të nevojshëm.

Uji Dea

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Artan Behrami ka thënë për Tribuna se stafi i Ministrisë së Punëve të Jashtme deri para pak muajsh ka qenë i ndarë në objekte.(Tribuna)