UBT

MPJ-ja: “Tërheqja” e njohjeve, propagandë e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk ka indikacione për tërheqje të njohjes nga Çekia. Sipas MPJ-së, informacionet për tërheqje të njohjeve janë propagandë e Serbisë. Ndërsa ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se nuk mund të ketë tërheqje të njohjes, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjatë fundjavës mediet serbe kanë raportuar që ish-diplomati çek Jan Kavan ka filluar një peticion për tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Republika Çeke dhe se do të organizohet edhe një protestë, ku pritet t’i bashkohet edhe presidenti Milosh Zeman.

Por në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë se nuk kanë pranuar asnjë indikacion që Republika Çeke ka ndërruar qëndrim.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka thënë për “Zërin” se informacionet për tërheqjen e njohjeve janë propagandë e medieve serbe.

GRANDEMALL

Madje ajo bëri të ditur se në 10-vjetorin e Pavarësisë në Kosovë do të jenë edhe dy zëvendësministrat e punëve të Jashtme të Çekisë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë, prapë po e cek, janë propaganda të mediumeve serbe. Nuk kemi pranuar asnjë indikacion të tillë nga Qeveria Çeke, përkundrazi do t’i kemi dy zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë mysafirë për festën e 10-vjetorit të Pavarësisë, të cilët vijnë me ftesën time”, ka deklaruar Vuniqi.

Po ashtu kohë më parë është raportuar edhe për tërheqjen e njohjes nga Surinami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.