RCCOLA

MPJ e pranon se ka staf të patrajnuar si duhet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur hetimet lidhur me incidentin që e ka shkaktuar gjatë vikendit në Zagreb diplomati kosovarë Urtak Hamiti, i cili ishte edhe si ambasador në detyrë kur u kap nga policia kroate i dehur në mes të rrugës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, ka konfirmuar për “Tribunën” se shqyrtimi i incidentit nga komisioni i MPJ-së do të bëhet brenda afateve ligjore.

RCCOLA

“Incidenti ka ndodhur gjatë vikendit dhe ministri ka konfirmuar se komisioni do të merret me çështjen e diplomatit tonë të përfshirë në incident në Zagreb. Kjo ndodh brenda kufijve kohorë të paracaktuar me ligj”, ka thënë Selimi. Në fakt, përveç rastit të diplomatit Hamiti, MPJ-së i duhet të merret edhe me raste të tjera që tashmë kanë nisur të bëhen publike.

Por për sjelljet e stafit dhe incidentet, zëvendësministri Petrit Selimi ka shfaqur një dilemë për shkak të mostrajnimeve të duhura që stafi do të duhej t’i merrte në fillim të karrierës diplomatike. /Telegrafi/