Mobi Casa

MPB: Kosovarët shkojnë në Siri veç për para

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kosovarët në Siri shkojnë në mënyrë të organizuar dhe për arsye financiare. Kështu është thënë në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Organizatorët e shkuarjes atje, nuk i ka përmendur, por arsyet pse kosovarët po shkojnë në Siri, po. Pagat e majme në këmbim të luftës, besohet po i qojnë kosovarët në atë luftë.

Mobi Casa

MPB këto shpjegime i ka dhënë në memorandumin shpjegues të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Sipas këtij dokumenti të siguruar nga Koha Ditore, kosovarët gjithë atë udhëtim e marrin në mënyrë të organizuar, derisa askund nuk përmendet se kush është ai organizator që i shpie atje.