Hidromorava

Mourinho vazhdon të lartësojë Kumbullën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Roma barazoi me Sassuolo dhe trajneri Jose Mourinho, pas ndeshjes, ka lavdëruar mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

“Dhjetë minutat përfundimtare në superioritet numerik nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar statistikat. Të vijmë këtu dhe të bëjmë thuajse 50% mbajtje topi nuk është e lehtë.

ARKATANA

Kjo do të thotë se aty mbrapa kemi pasur më shumë stabilitet. Në thelb falë Kumbullës, i cili na ka dhënë më shumë cilësi në daljet para”, tha Mourinho mes të tjerash. /abcnews.al/