Uji Dea

Mourinho ka një datë për rikthimin e Kumbullës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Roma po kalon një moment të vështirë ku përveç mungesës së rezultateve, skuadra e Jose Mourinhos vuan edhe dëmtimet e disa prej futbollistëve kryesorë.

Këtë fundjavë, verdhekuqtë i pret një tjetër përballje e vështirësisë maksimale me Romën që pret në kryeqytet, Napolin.

Në konferencën për shtyp, trajneri Jose Mourinho zbuloi edhe të rejat më të fundit për gjendjen e Marash Kumbullës dhe Paulo Dybalës si dhe të tjerë lojtarëve me probleme fizike.

United Hospital

“Kumbulla nuk do të jetë në pankinë, rikuperimi i tij po ecën shumë mirë, por ndjehet i lodhur. Po stërvitet mirë dhe besoj se mund të jetë në stol për ndeshjen e javës tjetër ndaj Juventusit. Po ashtu edhe Dybala që po kryen me sukses etapat e rikuperimit, por nuk kam ndërmend ta rrezikoj kundër Napolit. Mancini u stërvit për herë të parë për këtë javë dhe besoj se mund të luaj. Aouar dhe Smalling janë shumë larg rikthimit në fushë”, u shpreh Mourinho.

Ndeshja mes Romës dhe Napolit do të zhvillohet nga ora 20:45.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.