Mourinho e dëshiron Shaqirin te Chelsea
Jose Mourinho dëshiron ta sjell në Stamford Bridge futbollistin kosovar, Xherdan Shaqiri.
Pas Liverpoolit, edhe një skuadër tjetër angleze është vënë pas shërbimeve të Xherdan Shaqirit.Është Chelsea ajo që i është futur garës për të nënshkruar me futbollistin e lindur në Zhegër.
Siҫ njofton fussball.ch, trajneri i londinezëve, Jose Mourinho, pëlqen aftësitë e Shaqirit dhe do ta dëshironte atë në skuadër për stinorin e ri.
Ndryshe, Xherdani pati minutazh të limituar te Bayern Munichu në stinorin e kaluar, duke qenë nën hijen e yjeve si Arjen Robben, Franck Ribery e Mario Gotze.


