RCCOLA

Motra e Ukshin Hotit: Gjithmonë pres telefonatë se Ukshini është i gjallë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti, ka përshkruar momentin kur e ka marr lajmin për zhdukjen e vëllait të saj – veprimtarit dhe atdhetarit Ukshin Hoti, 24 vjet më parë.

Hoti tregon se gjithmonë është në pritje për një informate në lidhje me Ukshinin.

Ajo tregoi se Ukshin Hotin e ka pasë udhërrëfyes.

Eco Higjiena

“Kanë qenë ditë shumë të vështira. Për mua ka qenë e rëndë e pashpjegueshme. Jam ndie shpirtërisht shumë keq.Kam qenë shpirtërisht me Ukshinin, e kam pasë udhërrëfyes dhe njeri i cili ka qenë i gjithanshëm”, u shpreh Myrvete Hoti, në Info Magazine në Klan Kosova.

“Për mua ka qenë humbje, të cilin nuk kam fjalë as ta përshkruaj se si ndjehem, ndjehem shumë keq. Gjithmonë brenga se është i zhdukur më mundon. Gjithmonë pres, jam në pritje. Kam thënë shpesh se si ushtari në kufi që e ruan kufirin ashtu. Unë jam gjithmonë në gjendje gatishmërie. Kur ka ardhur dikush dhe në shtëpi, kur ka cingëruar telefoni, te unë mendja ka qenë gjithmonë te Ukshini, mos dikush po me thërret, ose dikush po vjen me ma pru ndonjë lajm se ku gjendet dhe çka u bë me të”, tha ajo.