UBT

Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Durrës- Dyert e zisë qëndrojnë të hapura në familjen e Muhamet Vatës, në Xhafzotaj të Durrësit. Kohë pas kohe, grupe burrash dhe grash, të afërm e dashamirës, shkojnë për ngushëllim tekamilja Vata.

Janë të afërm, banorë të lagjes, por edhe farefisni nga Kukësi, vendlindja e Muhametit, nga Dibra vendlindja e ish-gruas së tij Në shtëpi, përgjatë gjithë ditës dëgjohen zërat e miqve që vijnë e ikin duke psherëtirë dhe ofsharë pa pushim.

Mobi Casa

Tek të gjithë të afërmit, vrasja makabre e Aishes ka shkaktuar tronditje dhe shok. Motra e vogël e viktimës, Mihania thotë se Aishja ishte vajzë model që të gjithëve u falte dashuri. “Nuk kam se çfarë të them për motrën time. Ajo na ka rritur pas vdekjes së nënës. Aishja ka rritur dhe fëmijët e njerkës, dhe e ka ndihmuar atë në punët e shtëpisë. Na lini të qetë në hallin tonë. Vrasësin ta gjej babai im dhe policia. Ai që e masakroi është monstër”! Islam Isaku, një burrë rreth të 60- ve shprehet për Gazetën: Çfarë nuk kemi dëgjuar këto tre ditë në media. Unë jam kushëri dhe farefis me Muhametin, por dua t’a them me plot gojën që si vajza ashtu edhe e gjithë familja janë shembullorë. Aishja ka qënë besimtare, vajzë me sjellje të mirë. Ne nuk e kemi parë të shoqërohej kurrë me asnjë djalë. Ka qenë vajzë e respektueshme, kalonte në rrugë dhe na përshëndeste. Vajzë me norma, nuk e di çfarë ka ngjarë, nuk mund të hamendësoj. Por ajo nuk duhej të hidhet baltë mbi familjen, dhe mbi babain e saj. Nuk ka asnjë mundësi që të jetë krim brenda familjes! Të njëjtin mendim me të ndan edhe fqinji e njëkohësisht kushëriri i familjes Vata, Qatip Manovi. “Jo pse ka vdekur dhe e kanë vrarë, por Aishja i ka patur shoqet e rralla. Nuk duam ta bëjmë hyjneshë, por kurrë nuk iu dëgjua zëri. Çdo ditë ajo përcillej në shkollë nga babai i saj, dhe pritej nga ai. Ka qënë aq e urtë, aq e mirë, një model për të gjitha vajzat. Unë nuk e di si ka ndodhur e gjithë kjo gjëmë, por ne kemi respekt për këtë familje”, thotë Manovi.(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.