KKVITI

Motoristi kosovar (25) humb jetën duke dashur të shpëtojë këmbësoren

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kosovari kishte humbur kontrollin mbi motor tij kur kishte dashur t`i shmangej një këmbësoreje që i kishte dalë në rrugë.

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në mëngjesin e të enjtes në Berlin ka humbur jetën një motorist 25 vjeçar me prejardhje nga Kosova. Sipas policisë motoçikleta e tij është përplasur në stacionin e tramvajit dhe pastaj ka rrëshqitur rreth 80 metra nga vendi i përplasjes.

I riu, i cili ishte i veshur dhe i pajisur sipas rregullave të motoçiklizmit, ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes ndërsa. Kalimtarët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit dhe po ashtu kanë bërë përpjekje për ta shpëtuar viktimën (sipas medieve gjermane, me emrin Dehmat S.).

ARKATANA

Të gjitha përpjekjet e mjekut të emergjencës dhe ekipit të shpëtimtarëve për ta shpëtuar kosovarin, që kanë zgjatur rreth njëzet minuta, kanë përfunduar pa sukses. Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kosovari kishte humbur kontrollin mbi motorin e tij kur kishte dashur t`i shmangej një këmbësoreje që i kishte dalë në rrugë. Bëhet e ditur se këmbësorja në fjalë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Kufoma e të riut është transportuar rreth orës 5 të mëngjesit. Motoçikleta është konfiskuar nga policia. Vazhdin të mbetet e paqarte nëse kosovari ishte nën ndikimin e alkoolit ose jo./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.