Uji Dea

Motivi i vrasjes në Gjakovë – Hakmarrja Motivi i vrasjes në Gjakovë – Hakmarrja

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sipas ushtruesit të detyrës të kryeprokurorit të Gjakovës, Ali Selimaj, vrasjen e trefishtë dyshohet se e kanë kryer Shkëlqim Shala dhe Veton Gjoshi për motive të hakmarrjes.

Autorë të vrasjes së trefishtë që ka ndodhur sot pasdite në Gjakovë dyshohet të jenë Shkëlqim Shala dhe Veton Gjoshi, ka thënë për KALLXO.com ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë në Gjakovë, Ali Selimaj.

Sipas tij, Policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarit, të cilët pritet të dorëzohen.

KKVITI

Selimaj ka thënë se dyshohet se motivi i vrasjes është hakmarrja.

Tre persona janë vrarë sot rreth orës 16:30 në rr. “Ismail Qemali”, në “Çarshinë e Vjetër”.

“Tre personat janë të gjinisë mashkullore dhe janë të moshës përafërsisht 25 deri në 35 vjeçarë, motivi i rastit nuk dihet, personat e dyshuar janë në arrati, policia janë vënë në kërkim të tyre,” tha për KALLXO.com zyrtarja për informim e Policisë në Gjakovë Lirie Podrimaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.