Fundamenti

Moti sot, rritje e lehtë e temperaturave në mesditë

/ 1 minutë lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohëpaskohshme me diell.

IHK njofton se vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

UBT

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/