UBT

Moti sot, riga shiu dhe shkarkime rrufesh

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

IHK njofton se vranësirat do të jenë më të theksuara dhe vende-vende pos reshjeve ka mundësi të ketë edhe zbrazje elektrike , si pasojë e konveksionit në troposferë.

Instituti bën të ditur se sa i përket gjendjes termike ajo mbetet pothuaj e njëjtë me martën, përpos në vlerat e minimaleve që parashihet të ketë ngritje.

Mobi Casa

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP. /Telegrafi/