UBT

Moti sot, paralajmërohen reshje shiu

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në ditën e parë të prillit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të çrregullta.

Sipas njoftimit të këtij instituti, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

KKVITI

”Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.