Eko Higjiena

Moti sot në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur destabilizim të fuqishëm.

Fillimisht pritet intensifikim i reshjeve të shiut, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh në zona të caktuara, më pas në orët vijuese të mbrëmjes si dhe gjatë natës, përpos reshjeve të shiut, lokalisht do të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës, përfshirë edhe disa zona të ulëta.

KKVITI

Era do fryjë nga jugperëndimi gjatë ditës, ndërsa vonë në mbrëmje me kalimin e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C. /MeteoKosova/