UBT

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sot në Kosovë na pret mot me vranësira lokale dhe intervale kohore me diell. Gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme për shkak të rrezeve diellore dhe rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu. Do të fryjnë erëra kryesisht nga jugperëndimi, ndërsa mëngjesin e së Premtes herët pritet kalimi i një sistemi tm vranësirave me rrebeshe shiu lokalisht edhe me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat maksimale në shumë pjesë të vendit mbi 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e enjtja sjellë vranësira e intervale kohore me diell dhe rrymime të ngrohta ajrore.

FIDANISHTJA

Pasdite vonë dhe në mbrëmje në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë dendësim i vranësirave me reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës vonë ose mëngjesin e së Premtes priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sistemi i reshjeve do të jetë kalimtar dhe pritet të përfundojë apo kalojë shpejt dhe gjatë ditës së Premte menjëherë priten intervale kohore me diell, por edhe erëra nga jugperëndimi.

Fudjava vjen me vranësira e intervale kohore me diell dhe me reshje kryesisht të dobëta lokale. Reshjet pritet të fuqizohen vonë të dielën në disa rajone sidomos në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe disa pjesë të Kosovës./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.