Mobi Casa

Moti për sot

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Për të dielën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit. Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, raporton Meteo Kosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, e cila në momente të caktuara rreth mesnatës pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme në lokalitete, me shpejtësi deri në 85 km/h, me ç’rast mund të ketë edhe dëme materiale!

Mobi Casa

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C.