FIDANISHTJA

Moti për fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përgjatë fundjavës e deri të martën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe më ngrohtë, derisa mëngjeset më të freskëta. Nga e mërkura ka mundësi për reshje shiu, raporton Express.

Pas motit me vransira dhe të reshura gjatë ditëve të shkuara, në ditët e ardhshme kemi një periudhë të motit më të qëndrueshëm me kthjellime dhe më shumë diell dhe më të ngrohtë gjatë ditës. Orëve të mëngjesit do të jetë më freskët, e përgjatë ultësirave shkurtimisht me mundësi për mjegull ose mjegullinë.

Nga mesi i javës së ardhshme sërish pritet përkeqësim i motit, ku priten kushte për të reshura shiu dhe rënie e temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, mirëpo shkaku i motit më të qetë, herë herë vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në mesatare, e vende-vende edhe në të dobëta.

2.10 – Kryesisht me diell. Mëngjesi më i ftohtë, nëpër ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.

3.10 – Kryesisht me diell e më ngrohtë, gjatë ditës edhe me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.

UBT

4.10 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Në mëngjes, nëpër lugina mundësi për mjegull/mjegullinë.

5.10 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Nëpër lugina orëve të mëngjesit mundësi për mjegull/mjegullinë.

6.10 – Vransira dhe intervale me diell, e më vonë në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin në 5C ditën e shtunë, e më pas në rritje graduale deri në 11C ditën e mërkurë. Maksimalet në rritje graduale deri në 22C të dielen, e të martën edhe deri në 24C.

Era do të fryjë nga krahu jugor e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, e ditën e mërkurë me hove deri në 10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, e më pas me tendencë të rënies nga mesi i javës./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.