Hidromorava

Moti në fundjavë – të dielën në viset malore edhe borë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me shi.

IHK njofton se të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

Mobi Casa

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13- 15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/