Fundamenti

Mot me shi, sot fillon dimri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Fundamenti

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

IHK bën me dije se sot, më 22 dhjetor ka filluar stina e dimrit, herët në mëngjes, në ora 04:27 dhe do të zgjasë 88 ditë, deri më 20 mars 2024. /Telegrafi/