Mot me shi, në viset e larta edhe borë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërkaq në viset e larta do të ketë edhe reshje bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

Mobi Casa

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/