RCCOLA

Mot me shi dhe ulje e temperaturave

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë edhe reshje shiu në të gjithë vendin.

Reshjet do të jenë me intensitet të lehtë dhe mesatar, ndërsa lokalisht mund të jenë më intensive.

Gradualisht gjatë pasdites pritet vranësirat të tërhiqen, raporton MeteoKosova.

Eco Higjiena

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12 gradë.

Era do fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h. /Telegrafi/