United Hospital

Mot me shi dhe reshje të dobëta bore, temperaturat gjatë vikendit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten rreth vlerave mesatare por që minimalet dy ditëve të ardhshme mbeten afër 0C. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C.

Anticikloni që u shtri mbi rajon, pas kalimit të frontit të ftohtë gjatë ditës së hënë, vazhdon të mbetet i fuqishëm edhe në ditët e ardhshme, duke sjell kushte për mot stabil dhe kryesisht me diell, por në orët e mëngjesit vende-vende me mundësi për ngrica.

Ndërkohë, mbi detin Jon, po zhvillohet një vorbull ciklonike, që në ditët e fundjavës, ndërmjet së shtunës dhe së dielës do të favorizoj mot kryesisht me vranësira dhe kohë me reshje të dobëta shiu. Në vise më të larta malore mbi 1500m, nuk përjashtohet mundësia edhe për reshje të dobëta bore.

United Hospital

28.09 – Paradite mot kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende me ngrica, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

29.09-30.09 – Në fundjavë, ditën e shtunë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, vende-vende që do të vazhdojnë edhe ditën e diel në mëngjes dhe paradite. Në vise malore mbi 1500m, mundësi edhe për reshje bore. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira.

1.10 – Mot pjesërisht i vranët. Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga verilindja 4-11m/s. Shtypja atmosferike pritet të pësojë rënie rreth vlerave normale./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.