Fundamenti

Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.

Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius..

Uji Dea

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike. /Telegrafi/