UBT

Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30gradë Celsius.

ARKATANA

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/