Fundamenti

Mot me diell dhe riga shiu

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Eco Higjiena

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP-së. /Telegrafi/