ARKATANA

Mot jostabil gjatë kësaj jave, priten reshje shiu dhe bore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.

Sipas parashikimeve, sot (e hënë) do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Ndërsa, në viset malore pritet të ketë shi me borë.

Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

“Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës, zbresin në vlera njëshifrore”, ka bërë të ditur IHMK.

Sipas parashikimeve, ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe herë-herë me riga shiu, derisa, në viset e larta shi me borë. Temperaturat do të mbesin afërsisht të ngjashme.

ARKATANA

Ditën e enjte pritet të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu, e vende–vende rigat e shiut parashihen të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Ndërsa, ditën e premte priten të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërkaq, në viset malore pritet të ketë shi dhe borë.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.”, ka bërë të ditur IHMK./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.