Fundamenti

Mot i vranët, rritje e lehtë e temperaturave maksimale

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

IHK njofton se mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta, ndërkaq nëpër lugina dhe në vende me lartësi parashihet mjegull.

Eco Higjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/