Uji Dea

Mot i vranët e me shi, në viset malore priten edhe reshje bore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas njoftimit, në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë.

KKVITI

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius., ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/