Mot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS