Mot i vranët dhe me shi

/ 1 minutë lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 13 gradë, ndërkaq maksimalet do të jenë ndërmjet 22 dhe 24 gradë Celsius.

Hidromorava

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/