RCCOLA

Mot i vranët dhe me diell, temperaturat deri 9 gradë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

IHK njofton se në orët e hershme të ditës parashihen ngrica.

Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Fundamenti

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Të kujtojmë se në këtë javë, pikërisht më 22 dhjetor fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04:27 dhe do të zgjasë 88 ditë, deri më 20 mars 2024. /Telegrafi/