GRANDEMALL

Mot i thatë dhe acartë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mot i thatë dhe acartë, me më shumë intervale me diell gjatë javës në vijim.

Masat e ftohta polare që kanë depërtuar mbi Europën juglindore do të kushtëzojnë mot të acartë në vendin tonë gjatë javës në vijim.

Nuk parashihen kushte për të reshura, eventualisht ndonjë rrebesh të shkurtë bore ditën e hënë dhe martë përgjatë viseve malore.

Ditëve të para edhe paraqiten ditë të akullta në pjesën më të madhe të vendit, ku temperaturat maksimale mbesin në vlera negative.

Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë ditës do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, e vetëm orëve të mbrëmjes nën kushte më të qeta, mund të kaloj edhe në vlera të dobëta.

Me 06 shkurt – Kryesisht me vransira dhe acar. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore.

Me 07 shkurt – Acar. Vransira e intervale me diell. Nga zona malore mundësi për rrebeshe të shkurta bore.

Eco Higjiena

Me 08 shkurt – Acar dhe intervale më të gjata me diell. Gjatë ditës vransira kalimtare.

Me 09 shkurt – Mot i acartë, kryesisht me diell.

Me 10 shkurt – Shumë ftohtë, me kthjellime e diell.

Temperaturat mbesin të ulëta në të dy vlerat ekstreme, deri në -9C e -6C minimalet, e maksimalet -3 deri -1C, e nga dita e enjte kalojnë edhe mbi 0C.

Do të fryjë erë e ftohtë nga veriu e verilindja, edhe mesatarisht e fuqishme ditën e hënë deri në 14m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike në rritje jashtëzakonisht të lartë mbi vlera normale, njofton PrishtinaWeather.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.