Fundamenti

Mot i nxehtë edhe gjatë kësaj jave, temperaturat deri në 34 gardë Celsius

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë do të mbretëroj gjatë javës në vendin tonë megjithëse orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësi që lokalisht të ketë zhvillime të vranësirave, rrebeshe shiu me bubullimë.

Temperaturat do të jenë mbi vlera mesatare, me maksimale deri në 32C e 34C, e ato minimale ndërmjet 16C e 20C.

Niveli i ndotësve ajror do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të pasdites vende-vende rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që mund të shtyjë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare të ndotjes, mirëpo përkohësisht.

Mobi Casa

Sot kryesisht do të jetë mot i nxehtë dhe me diell, pasdite, lokalisht mund të ketë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare 5-11m/s, kryesisht nga veriu e verilindja. Shtypja atmosferike do të luhatet në vlera paksa më të larta nga ato mesatare. /Telegrafi/